Site icon Telegrafi

Haxhiu thotë se Gjykata Kushtetuese duhet t’ua marr mandatin deputetëve të PAN-it

Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se do të ishte e udhës që Gjykata Kushtetuese ta shqyrtonte marrjen e mandateve deputetëve të PAN-it.

Ajo këtë e ka arsyetuar më faktin se ata nuk po sillen konforom Kushtetutës, e cila parasheh që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve pas certifikimit të rezultateve.

“Megjithë tentimet, fatkeqësisht ende nuk ka ndodhur konstituimi i Kuvendit, pavarësisht faktit qe Kushtetuta e kërkon qe konstituimi te ndodhe brenda 30 ditësh”.

“Koalicioni PAN për shkak te mungesës se numrave, refuzoi pjesëmarrjen edhe ne seancën e sotme”.

“Eshte e qarte qe ky koalicion nuk po i kryen obligimet kushtetuese dhe do te ishte e udhës qe Gjykata Kushtetuese ta shqyrtonte marrjen e mandateve të këtyre deputeteve te papërgjegjshëm nga radhët e koalicionit PAN”, ka shkruar ajo në facebook.

Sipas saj, Kuvendi nuk mund te mbahet peng për shkak te Kadri Veselit. “Deputetet e koalicionit PAN duhet te zëvendësohen me te tjerë deputete qe janë ne radhë”, ka shkruar Haxhiu.

Certifikimi i rezultateve të 11 qershorit nga KQZ është bërë më 8 korrik.

Exit mobile version