Site icon Telegrafi

Haxhiu: Thaçi po e bllokon KQZ-në për interesa të tij (Video)

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albulenë Haxhiu ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u bllokua nga Presidenti Thaçi për interesa të tij.

Haxhiu, në një intervistë për Telegrafin, theksoi se menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve Presidenti Thaçi do të duhej të emëronte anëtarët e rinj të KQZ.

“Tash një vit Hashim Thaçi e ka bllokuar KQZ-në. Kjo ka pasoja të mëdha, sepse rreth 40 asambleistë nuk po mund ta kryejnë mandatin e tyre. Po ashtu një deputet nuk është certifikuar, dhe kanë mbetur edhe disa procedura që nuk mund të kryhen nga KQZ. Thaçi po dëshiron ta bëjë KQZ-në një mandat që është komplet në dorë të tij”, është shprehur ajo.

Albulena Hashiu në një intervistë për Telegrafin

Sipas saj Presidenti Thaçi duhet menjëherë me dekret të emërojë anëtarët e rinj, në të kundërtën ajo tha se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk e di se cili do të jetë dekreti i Presidentit, por ai duhet ta respektoj Kushtetutën dhe të emërojë anëtarët e rinjë. Dy janë nga LDK, dy nga PDK, Dy nga VV dhe dy nga PSD. Në të kundërtën nëse nuk e bënë këtë sa më shpejt ne do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, sepse për qëllime të tij ai po arrin ta bllokojë KQZ-në”, ka theksuar ajo./Telegrafi/

Exit mobile version