Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albulena Haxhiu, ka theksuar se është e panevojshme ftesa e Presidentit të vendit, Hashim Thaçi për partitë politike.
Haxhiu në emisionin “Rrokum Rroll” në TV Rrokum, ka thënë se shefi i shtetit po mundohet me ble kohë për t’i siguruar, sipas saj, numrat për formimin e Qeverisë, nga ana e koalicionit PDK – AAK dhe Nisma (PAN).
Haxhiu ka thënë se Hashim Thaçi në vend se ta përfaqësonte unitetin e qytetarëve të Kosovës, sipas saj, ai po e bën argatin e PAN-it.
Ajo ka theksuar se i Haradinaj nuk i ka numrat për ta formuar Qeverinë. “Unë jam e bindur që s’i kanë numrat as për ta zgjedhur Kadri Veselin kryetar të Kuvendit të Kosovës”./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=QM1vhyBV8yU