Site icon Telegrafi

Haxhiu: Do të ndihmojmë nënat vetushqyese dhe kujdestare të familjes

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në një takim përfaqësueset e shoqatës së nënave vetushqyese në familje.

Në njoftimin e bërë për media nga Ministria e Drejtësisë thuhet se nënat vetushqyese në familje, ballafaqohen me sistemin e drejtësisë dhe nëpërkëmbjen ligjore.

Tutje në njoftim thuhet se gjatë  takimi ministrja Haxhiu është njoftuar nga afër me sfidat dhe problemet të cilat ballafaqohen gratë, pabarazitë dhe neglizhencën ligjore, vendimet e padrejta gjyqësore si dhe diskriminimin e dyfishtë në ndarjen e të drejtës.

“Ministrja Haxhiu është zotuar se do të angazhohet në vazhdimësi, bashkërisht me akterët tjerë relevant, që kësaj kategorie t’i sigurohet barazia para ligjit, respektim të procedurave gjyqësore dhe vendime të drejta e të paanshme nga ana e gjyqësorit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë./Telegrafi/

 

Exit mobile version