Telegrafi

Haxhiu takoi përfaqësueset e disa prej agjencioneve të OKB-së në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me këshilltaren politike zNazlie Bala pritën sot në takim Koordinatoren për Zhvillimin e Agjencioneve të OKB-së,  Ulrika Richardson, Maria Suokko- Përfaqësuese Residenciale e Programit Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara, Visare Mujko shefe e zyrës së UNFPA dhe Vlora Tuzi Nushi, shefe e zyrës UNWOMEN në Kosovë.

“Në këtë takim u diskutuan prioritetet e Qeverisë për punë dhe drejtësi, prioritete këto që janë të ndërlidhura me mandatin e Ministrisë së Drejtësisë për nismat ligjore në fushat që adresojnë çështjen e vetingut, krimit dhe korrupsionit, konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ndihma juridike, dhuna në familje dhe dhuna në baza gjinore.

Përveç çështjeve që kanë të bëjnë më vështirësitë e zbatimit të legjislacionit, po ashtu u diskutua për më shumë bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftim.

Palët shprehën vullnetin për të shtuar takimet dhe bashkëpunimin në veçanti në çështjet e interesit të përbashkët institucional. /Telegrafi/