Site icon Telegrafi

Haxhiu takohet me përfaqësues nga ICITAP-INL, diskutohet rreth bashkëpunimeve dhe asistencën për Shërbimin Korrektues

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me bashkëpunëtorët nga Kabineti i Ministres, takuan përfaqësuesit nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin Hetimor Penal, ICITAP dhe Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit – INL, Kimberly S. Riffe, udhëheqëse e ICITAP-it në Kosovë, Shawn Waddoups -Drejtor i Programit INL dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Siç njoftohet, takimi kishte për qëllim që të diskutohet rreth bashkëpunimeve të mundshme dhe asistencën që mund të ofroj programi ICITAP/INL për Shërbimin Korrektues në Kosovë dhe mbështetje të tjera në fushën e sundimit të ligjit.

Në kuadër të kësaj, theks të veçante i është kushtuar mbështetjes për Shërbimin Korrektues të Kosovës, trajnimet për Shërbimin dhe ekspertiza e tyre në finalizimin e ligjeve të rëndësishme, ndër tjera atë për Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe gjithashtu Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

ICITAP dhe INL do të ofrojnë bashkëpunim dhe mbështetje varësisht nga nevoja dhe prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë.

Në anën tjetër Haxhiu pasi njoftoi për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, gjithashtu ftoi për kontribut në plotësim-ndryshimin e ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, dhe projektligjit për shërbimin korrektues të Kosovës, njëherësh i informoi për planifikimet për takimet me donatorët strategjik në avancimin e Shërbimit Korrektues, ku edhe ICITAP do të jetë pjesë e këtyre takimeve.

Exit mobile version