Site icon Telegrafi

Haxhiu takim me Havollin, diskutojnë mbi strategjinë kundër korrupsionit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu priti sot në takim Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli, me të cilën bisedoi mbi nismat ligjore lidhur me fushat brenda mandatit të Agjencisë Kundër Korrupsion si dhe nevojën për bashkëpunim dhe adresim të çështjeve kontestuese.

Përveç çështjeve që kanë të bëjnë më vështirësitë e zbatimit të legjislacionit brenda kompetencave të Agjencisë Kundër Korrupsion, në takim gjithashtu u diskutua për hartimin dhe kompletimin e strategjisë kundër korrupsionit, për nismat ligjore që kanë të bëjnë me mandatin dhe fushën e Agjencisë Kundër Korrupsion, për rregullativën ligjore për sinjalizuesit si dhe tema të tjera në interesin e përbashkët të të dyja institucioneve.

Në takim gjithashtu u diskutua për evitimin e konflikteve eventuale me ligje të tjera.

Palët shprehën vullnetin për të intensifikuar takimet dhe bashkëpunimin në veçanti në çështjet e interesit të përbashkët institucional. /Telegrafi/

Exit mobile version