Telegrafi

Haxhiu: Sot kemi më pak territor falë tekeve të Hashim Thaçit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kritikuar presidentin Hashim Thaçi për siç ka thënë ajo gënjeshtrat e vazhdueshme për liberalizimin e vizave.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot i kemi 80km2 më pak territor falë tekeve të Thaçit për të nënshkruar dy herë për këtë.

“Tashmë vizat janë liberalizuar disa herë që prej se ka deklaruar Thaçi. Ai ka vite që tallet me qytetarët e Kosovës në këtë drejtim, por deklarata më e prerë e tij ka qenë para dy vitesh.

Sipas tij, për 24 orë do të merrnim lajmin për vizat. Kanë kaluar 24 orë, 24 muaj dhe ne sot i kemi 80 km2 më pak territor falë tekes së tij për të nënshkruar dy herë për këtë”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/