Albulena Haxhiu, ish-deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, në studio të Magazinës Zgjedhore në Klan Kosova ka shpjeguar se çfarë do të bëjë VV-ja për të përmirësuar sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Sipas saj, janë disa hapa të domosdoshëm, e të cilët duhet të paraprihen me ligjin e Vettingut.
“Për shkak të mendësisë së mbrapsht politike kriminelët ende janë të paprekshëm në Kosovë. Ky sistem merret me të pambrojturit, por jo me ata që e shkatërruan shtetin”, ka pohuar Haxhiu.
“Vetëvendosje parasheh ta bëjë shkapjen e shtetit. Prandaj ne duam të bëjmë reformën e drejtësisë në Kosovë me ligjin e Vettingun, një analizim i detajshëm i sistemit të drejtësisë”.
“Pastaj parashohim edhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë me rritjen e buxhetit për këtë sistem. Po ashtu, është e rëndësishme rritja e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sidomos prokurorëve, pasi është numër i vogël karshi lëndëve të shumta”, tha ajo. /Klan Kosova/