Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka qëndruar sot për vizitë te familja e 21 vjeçares, Erona Cokoli që u vra në objektin e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.
Haxhiu ka shkuar për ngushëllime në familjen Cokolli.
I dyshuari, që dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i viktimës, tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Lidhur me rastin ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës, 15-vjeçar, i cili është liruar nga spitali.
Telegrafi ka siguruar pamjet nga vizita e ministres Haxhiu, e cila shihet duke ngushëlluar familjarët e 21 vjeçares.
Ministrja kishte reaguar menjëherë pas rastit ku kishte thënë se ky krim duhet të marrë dënim maksimal.
“Pavarësisht përpjekjes sonë të përditshme, angazhimit tonë të vazhdueshëm, gratë ende nuk janë të sigurta. Raste si këto na obligojnë që të vazhdojmë punën dhe angazhimin në adresimin e fenomeneve si dhuna me bazë gjinore dhe femicidi. Të gjitha institucionet përgjegjëse duhet të jenë të pakompromisë në adresimin e këtyre rasteve”, ka shkruar Haxhiu, në një reagim në Facebook. /Telegrafi/