Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë ditës së sotme ka shkarkuar nga detyra tre zyrtarë nga Divizioni për Mbrojtje Juridike në Gjykatën Speciale.
Zyrtarët e shkarkuar ishin emëruar në këto pozita në kohën kur ministër i Drejtësisë ishte, Selim Selimi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Të shkarkuarit janë Astrit Gjocaj, Sami Bunjaku dhe Dhurata Salihi.
Në arsyetim thuhet se vendimet për emërimet e tyre janë bërë në kundërshtim me rregulloret e organizimit të brendshëm të Ministrisë. /Telegrafi/