Telegrafi

Haxhiu, Servais: I rëndësishëm bashkëpunimi me Belgjikën në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, takoi sot shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Jean-Louis Servais dhe përfaqësues të misionit diplomatik bleg në Kosovë.

Gjatë takimit Haxhiu dhe Servais diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës në fushën e drejtësisë me theks të veçantë koordinimin e aktiviteteve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Haxhiu, po ashtu e njoftoi Servais për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë sa i përket sundimit të ligjit duke theksuar rëndësinë e shtetit të së drejtës dhe hapat që duhet merren sa më parë.

Në anën tjetër shefi i zyrës diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës uroi ministren Haxhiu për detyrën e re ndërsa e falënderoi për gatishmërinë e bashkëpunimit në mes dy vendeve.

Servais tha se Mbretëria e Belgjikës edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të përkrah Republikën e Kosovës, në avancimin e mëtejmë të proceseve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. /Telegrafi/