Telegrafi

Haxhiu reagon ndaj refuzimit të raportimit të ministrit Tahiri për rekrutimin e noterëve: Ai është përgjegjës për komprometim të procesit

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, njëherësh deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar për refuzimin e ftesës të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Haxhiu në një postim të saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se nga vet fakti që Tahiri refuzon të raportoj në Komision për skandalin e rekrutimit të noterëve të rinj, tregon se ai është përgjegjës për kompromentim të procesit.

Lexo po ashtu Tahiri refuzon të raportojë në Komision për çështjen e rekrutimit të noterëve

Haxhiu theksoi se nuk do të ndalen me kërkesa për llogaridhënie dhe dhënie të përgjegjësisë.

“Fakti që Abelard Tahiri refuzon për herë të dytë raportimin në Komision për skandalin e rekrutimit të noterëve të rinj, flet më shumë se çfarëdo argumenti tjetër.

Ai nuk do përballje sepse është përgjegjës për komprometim të procesit.

Ne nuk do të ndalemi me kërkesa për llogaridhënie dhe dhënie të përgjegjësisë e sidomos me kërkesën për anulimin e këtij procesi dhe kthim në pikën zero”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /Telegrafi/