Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka reaguar pas deklaratës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, lidhur me shembjen e rrugës në magjistralen Prishtinë-Gjakovë.
Haxhiu ka thënë se Kusari-Lilës po i dhimbset asfalti i para 37 viteve, siç ka shkruar ajo nga koha e Titos, transmeton Telegrafi.
“Paska reaguar Mimoza – sigurisht në shenj “pakënaqësie “ që po ndërtohet rruga e Re me katër korsi; Gjakovë – Dollc- Prishtinë. Ndoshta po i dhimbset asfalti i para 37 viteve përgjatë kësaj magjistrale ( nga koha e Titos)mirëpo e cila poashtu është ndërtuar nga taksat e qytetarëve tonë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Më tej, Haxhiu ka thënë se aty ku ndërtohet edhe prishet.
“Mimozë aty ku ndërtohet, natyrisht që edhe prishet. Në vend që t’i përgëzosh ideatorët dhe realizuesit për këtë projekt kapital, shif në çfarë niveli zbret e me çka merresh! A veç me folë diçka, apo”./Telegrafi/