Site icon Telegrafi

Haxhiu i reagon deputetes Kusari-Lila: Gjithmonë flet shumë e nuk thoni asgjë  

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, i ka reaguar deputetes Mimoza Kusari-Lila, duke i thënë se ia ka ënda të flas gjëra që në fakt do t’i pëlqenin Albin Kurtit.

Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kusari-Lila gjithmonë flet shumë e nuk thotë asgjë.

Lexo po ashtu Kusari-Lila: Qeveria e re do të varet nga votat e Listës Serbe dhe PDK-së

Lexoni të plotë postimin e Haxhiut në Facebook:

“Nuk është, se Mimoza i dëshiron zgjedhjet të cilat siç thotë ajo; me shumë gjasë do të mbahen gjatë kësaj vere, sepse mbase mund të jetë e preokupuar me Gjykatë si rezultat i aktakuzës së ngritur ditëve të fundit për keqpërdorim të pozitës zyrtare, porse ajo gjithmonë flet shumë e nuk thotë asgjë, e në rastin konkret për apetite të dikujt tjetër.

Mimozë, dikur e dëshiroje me ngulm dialogun, sepse doje vet të ishte pjesë e tij, ndërsa sot mendon ndryshe kur thua se edhe po të kemi marrëveshje me Serbinë, ajo nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve që kemi. Tash e keni mësuar këtë ?

Çështja është se ju sot iu ka ënda të flisni gjëra që në fakt do t’i pëlqenin Albinit ( ndonëse nuk ju paracaktoi në ekipin e tij negociator me Serbinë).

Kujt po i shet moral politik Mimozë?

Dje ishte në interes dialogu ndërsa sot jo.

Kush po të “ shantazhon “ sot ?

Albulena, Xhelali apo dikush tjetër…” . /Telegrafi/

Exit mobile version