Ish ministrja e Drejtësisë në Qeverinë Kurti, Albulena Haxhiu ka thënë se Qeveria Hoti që thoshte se i ka 2/3 e deputetëve, tani edhe për çështjet që i konsideron më të rëndësishmet, nuk i ka as 61 madje as 50 deputetë për t’i kaluar në Kuvend.
Haxhiu në një postim në Faceook shkruan se kjo është Qeveria e pakicës që nuk ka as mbështetje popullore.
Lexoni të plotë postimin e saj:
“Qeveria që thoshte se i ka 2/3 e deputetëve, tani edhe për çështjet që i konsideron më të rëndësishmet, nuk i ka as 61 madje as 50 deputetë për t’i kaluar në Kuvend.
Kjo u dëshmua në seancën e djeshme ku projektligji për “rimëkëmbje ekonomike” u votua nga vetëm 45 deputetë. Kjo është Qeveria e pakicës që nuk ka as mbështetje popullore. Përveç jolegjitime është edhe joserioze prandaj duhet largohet sa më parë!”. /Telegrafi/