Telegrafi

Haxhiu: Propozimi i Thaçit për ndërtimin e kompleksit rezidencial, absurd dhe i gërditshëm

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për ndërtimin e një kompleksi rezidencial, e ka quajtur propozim absurd dhe të gërditshëm.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se si ka mundësi që këta njerëz në vazhdimësi e kanë mendjen tek lluksi, paraja, rehatia!?

Postimi i plotë:

Ndërtimi i një kompleksi rezidencial është ide dhe propozim sa absurd aq edhe i gërditshëm e sidomos në këto rrethana nëpër të cilat po kalon vendi dhe qytetarët!

Si ka mundësi që këta njerëz në vazhdimësi e kanë mendjen tek lluksi, paraja, rehatia!?

A e dijnë ore këta që qytetarët, në mungesë të zhvillimit ekonomik, po detyrohen me lëshu vendin për të kërkuar jetë më të mirë?
A e dijnë këta që qytetarët tanë janë të papunë dhe po luftojnë me mjerimin e varfërinë?
A e dijnë këta që shumë reparte në QKUK, nuk i ngjajnë spitalit ose që qytetarët detyrohen me i ble shumicën e barnave ose me kërku mbështetjen financiare për trajtim jashtë vendit!
Janë me mijëra familje që s’kanë kulm mbi kokë!

Janë bërë tmerr i vërtetë për besë! /Telegrafi/