Site icon Telegrafi

Haxhiu: Prokurorisë Speciale do t’i shtohen edhe katër prokurorë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se rishikimi i buxhetit do të fuqizojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale.

Siç ka njoftuar Haxhiu, Prokurorisë Speciale, departamentit për krime lufte do t’i shtohen edhe 4 prokurorë të rinj, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe 2 përkthyes.

“Votimi në lexim të dytë i buxhetit, përveç tjerash do të fuqizojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale. Prokurorisë Speciale, departamentit për krime lufte do t’i shtohen edhe 4 prokurorë të rinj, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe 2 përkthyes. Adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë andaj do të punojmë shumë në këtë drejtim”, ka njoftuar Haxhiu në postimin e bërë në Facebook.

Ndryshe, deputetet e Kuvendit të Kosovës me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin për vitin 2021.

Me buxhetin e rishikuar, shpenzimet do të jetë në total 2 miliardë e 516 milionë euro, kurse të hyrat do të jenë 2 miliardë e 43 milionë euro.

Po ashtu, është paraparë të bëhet edhe një marrëveshje ndërkombëtare në formë kredie për mbulimin e pasojave të shkaktuara nga COVID-19, por që është kundërshtuar nga deputetët e opozitës. /Telegrafi/

Exit mobile version