Site icon Telegrafi

Haxhiu: Prokurorët t’i heqin aktakuzat ndaj deputetëve të opozitës, t’i ngritin ato ndaj Thaçit dhe shërbëtorëve të tij

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se sot me tryezën për demarkacionin u dëshmua kundërshtimi ynë i drejtë gati 1 vjeçar.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se Mustafa, Thaçi e Veseli përgjatë gjithë kohës kanë qenë në dijeni se Malit të zi i janë falë mbi 8000 hektarë tokë.

Postimi i plotë:

Sot u dëshmua edhe njëherë se kundërshtimi ynë gati 1 vjeçar ishte i drejtë dhe se të gjitha veprimet tona, çofshin ato edhe më radikalet kanë qenë të drejta dhe të domosdoshme.
Mustafa, Thaçi e Veseli përgjatë gjithë kohës kanë qenë në dijeni se Malit të zi i janë falë mbi 8000 ha.
Une besoj që deputetët e mazhorancës (të cilët thonin se ende s’janë bindur që është humbur territor), pas prezentimit të fakteve nga ekspertet e profesoret, janë bindur se Thaçi i ka dhënë mbi 8000 ha Malit të zi dhe i ftoj të njëjtit t’i bashkohen kundërshtimit tonë nëse qeveria tenton ta sjellë këtë marrëveshje në Kuvend për ratifikim.
P.S uroj që prokurorët që kanë ngritur aktakuza për deputetët e opozitës ta kenë shikuar këtë tryezë dhe të heqin dorë nga të njëjtat, për të hartuar ato kundrejt Thaçit dhe shërbëtorëve të tij!

Exit mobile version