Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është takuar me shefin e Eulexit, Giovanni Barbanome.
Ministria e Drejtësisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se në takim u diskutua për disa tema.
“Ministrja e Drejtësisë dhe shefi i Eulex-it kanë diskutuar lidhur me proceset dhe të arriturat e deri tashme të Ministrisë së Drejtësisë, në sundimin e ligjit dhe reformave të tjera. Reforma në drejtësi, vettingu, dhe adresimi i dhunës në familje ishin tema të cilat u trajtuan në këtë takim”.
Të dy palët u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin edhe më tej në këto fusha të rëndësishme./Telegrafi/