Deputetja Teuta Haxhiu, nga rradhët e AAK, që është edhe anëtare e komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, për ranglistën e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, e cila Kosovën e nxjerrë ndër të fundit sipas vlerësimit ndërkombëtar PISA.
Postimi i plotë i deputetes Haxhiu:
“U vërtetua ajo që ne nuk e dëshironim por e paralajmeruam.
Testi Ndërkombëtar i Vlerësimit – PISA, e nxjerrë Kosovën ndër më të dobten në Botë.
Në një rang-listë botërore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Kosova është e fundit në të. Ne jemi mirë vetëm në krahasim me algjerianët dhe banorët e Republikës Dominikane, sipas vlerësimit PISA.
Kjo situatë nuk është si pasojë që ne nuk kemi potencial të dijes, rinia jonë është e shkëlqyer, por nga fakti se Ministria e Arsimit ka dështuar totalisht ta vendos mësimdhënien në funksion të mesimnxënies, e të përshtatur me kohën dhe nevojën që ka bota moderne.
Ky model i vlerësimit e ka gjetur rininë e Kosovës të papërgatitur, sepse pyetjet që parashtrohen janë krejt të kundërta me atë çka mësojnë nxënësit në Kosovë.
Qeveria e Kosovës, Ministria e Arsimit nuk duhet që fajin e vetë, të mos punës, të tentojnë t’ia hedhin fëmijëve tonë, përmes këtij vlerësimi.
Duke dashtë me e shitë si arritje tuajën për konsum të brendshëm, e dëmtuat Kosovën në sytë e botës.
Do të duhet të mbanit përgjegjësi për ketë dështim! T.H.” (sic.), ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/