Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka suspenduar sot kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq. Ministrja e Drejtësisë, Albulana Haxhiu , ka përshëndetur vendimin, duke thënë se kryetarja dhe gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Mitrovicë e kanë për obligim të veprojnë vetëm në përputhje ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Suspendimi i Stevanoviq vjen pas pjesëmarrjes së saj në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Këtë vendim të KGJK-së e ka përshëndetur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Haxhiu përmes një shënimi në Facebook ka thënë se gjyqtarët e kanë për obligim të veprojnë vetëm në përputhje ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Kryetarja dhe gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Mitrovicë e kanë për obligim të veprojnë vetëm në përputhje ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi dhe jo të tallen me institucionet. Çfarëdo veprimi sikur ai në takim me Vuqiq është shkelje dhe cenon integritetin e sistemit gjyqësor”.
Ministrja e Drejtësisë ka shkruar se vendimi për shkarkimin e Stevanoviqit është i drejtë dhe ka edhe mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë.
“Vendimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë është i drejtë dhe në përputhje me ligjin për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve prandaj edhe si të tillë e ka mbështetjen tonë”, deklaroi tutje Haxhiu./Telegrafi/