Telegrafi

Haxhiu për vlerësimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Kemi synim që brenda mandatit t’i afrohemi mesatares evropiane

Foto: Arkiv

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se lufta kundër korrupsionit po vlerësohet ndërkombëtarisht.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se ky është vetëm fillimi pasi synimi është që brenda mandatit, Kosova të arrijë mesataren globale e ti afrohet mesatares evropiane

“Lufta kundër korrupsionit po vlerësohet ndërkombëtarisht. Sot, Transparency International ka njohur progresin në luftën kundër korrupsionit duke renditur Republikën e Kosovës në vendin e 87-të nga 180 vende. Në vitin 2020 ishim në vendin e 104, kurse sot jemi 17 vende më poshtë! Kosova ka marr 39 pikë nga 100 të mundshme, por ky është vetëm fillimi. Synimi ynë është që brenda këtij mandati, Kosova të arrijë mesataren globale e ti afrohet mesatares evropiane”, shkruan Haxhiu.

Tutje, ajo shton: “Përkushtimi ynë në luftën kundër korrupsionit, përveç kompletimit të pakos ligjore Anti-korrupsion, përkthehet gjithashtu përmes realizimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, Vettingut në drejtësi, jetësimit të Byrosë Shtetërore për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme por edhe me mbështetjen buxhetore për sistemin e drejtësisë”.

Lexo po ashtu Kosova shënon përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit

“Kosova ka shumë sfida, por edhe ne kemi vullnet të madh dhe nuk ndalemi deri në jetësimin e zotimeve tona”, shkruan Haxhiu.

Ndryshe, Kosova ka shënuar përparim në luftën kundër korrupsionit, duke u renditur e 39-ta në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International. /Telegrafi/