Site icon Telegrafi

Haxhiu për Vettingun: Do të fillojmë nga krerët e institucioneve të drejtësisë

Foto: Arkiv

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë konferencës për media ka potencuar se në Kosovë do të ketë Vetting duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë.

Haxhiu pas kthimit nga Venecia në të cilën tregoi se kanë marr pjesë të premten në seancën plenare të Komisionit të Venecias, tha se nga sot Republika e Kosovës ka filluar një epokë të re.

“Do të ketë Vetting të plotë duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë. Nga sot Republika e Kosovës fillon një epokë të re. Së pari në marrëdhëniet me një trupë të Këshillit të Evropës siç është Komisioni i Venecias, pra një mekanizëm i fuqishëm për drejtësinë e demokracinë, dhe së dyti Kosova do të ndërmarr me vullnet të saj, një proces që ka si synim kontrollin e vetvetes për të mbërritur te drejtësia, dhe së treti sepse qeveria e shtetit të ri, që sapo ka aplikuar për në Këshill të Evropës është e gatshme të krijojë kushtet që të hapet rruga për një luftë të përhershme kundër krimit të organizuar”, ka thënë Haxhiu.

Lexo po ashtu Haxhiu thotë se kanë marr dritë të gjelbër për Vettingun: Nga sot Kosova fillon një epokë të re

Ajo po ashtu theksoi se e kanë mbështetjen edhe të kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nga Komisioni i Venecias kanë marr dritën e gjelbër për fillimin e Vettingut në drejtësi dhe Themelimin e Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. /Telegrafi/ 

Exit mobile version