Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se Demarkacioni nuk duhet të shkojë në Kuvend pasi për Vetëvendosjen kjo marrëveshje është e “vdekur”.
Haxhiu bëri të ditur se seanca plenare do të jetë më 11 prill dhe jo këtë të enjten për shkak të seancës gjyqësore në Francë ndaj Ramush Haradinajt, raporton Telegrafi.
Deputetja e VV-së shprehu shqetësimin edhe për punën e Kuvendit duke thënë se është jofunksional për shkak të mungesës së kuorumit.
Sipas saj, zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për të dalë nga situata aktuale.
Ajo u shpreh se me Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe me Demarkacionin me Malin e Zi është shkelë Kushtetuta e vendit. /Telegrafi/