Telegrafi

Haxhiu: PDK po fundoset politikisht, po qesin shqelmat e fundit

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismali ka kritikuar ashpër sot kreun e VV-së, Albin Kurtin për takimin e zhvilluar me kreun e LDK-së, Isa Mustafën. Sipas Ismailit, mbështetësit e Kurtit janë të tronditur për takimin e tij me liderin e LDK-së,  duke shtuar se kreu i VV-së, ka tradhtuar votuesit e tij.

Pas këtij reagimi të Ismailit, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se PDK po i qet shqelmat e fundit.

“PDK po fundoset politikisht andaj prej dhimbjes së madhe që i ka kapluar, po qesin shqelmat e fundit”, ka shkruar ajo në Facebook, transmeton Telegrafi.

Tutje ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosjes është shpresa e vetme për vendin dhe qytetarët.

Lexo po ashtu Pas takimit me Isa Mustafën, flet Albin Kurti

Ndryshe, Kurti dhe Mustafa kanë zhvilluar sot një takim ku kanë biseduar për situatën e krijuar politike si dhe tema të rëndësishme për vendin./Telegrafi/