Site icon Telegrafi

Haxhiu: PAN po bën pazar me vendin

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje theksoi se edhe pas gati tre muajve nuk po arrihen të krijohen institucionet për faj të PAN-it që për interesa të tyre po vazhdojnë të bllokojnë krijimin e institucioneve të vendit.

Haxhiu tha se kjo ishte përpjekja për konstituimin e Kuvendit e cila dështoi, përkundër asaj që kjo seancë është kërkuar nga PAN-i.

“Ende nuk kanë arritur t’i përfundojnë pazaret. Po bëjnë pazare me vend dhe me poste”, tha Haxhiu, duke shtuar se përgjegjës kryesor pse vendi nuk ka konsistuar institucionet është PAN-i.

Ajo tha se do të jenë në Kuvend sa herë që kryesuesi thërret seancën.

Haxhiu më tej shtoi se këtyre njerëzve duhet t’u vijë fundi politik.

Deputetja e Vetëvendosjes tha se do të votojnë kundër Kadri Veselit, pasi sipas saj, ai ka të kaluar kriminale dhe nuk përfaqëson unitet. /Telegrafi/

 

Exit mobile version