Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka kërkuar veprimin e Prokurorisë së Shtetit nëse PAN arrin t’i sigurojë 61 vota për formimin e Qeverisë.
Ajo ka thënë se nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë, PAN ka shantazhuar dhe blerë deputetët e Parlamentit.
“Është e qartë që asnjëri nga deputetet nuk do ta votonin per parime apo me bindje të lirë qeverisjen e klanit Pronto. Nuk mund të ketë përkrahje të vullnetshme për njerëz që janë përgjegjësit kryesor për mjerimin, varfërinë, padrejtësitë e pabarazitë por edhe per krimin e korrupsionin.
Andaj nese koalicioni PAN arrin t’i ketë mbi 61 deputetë, do të duhej menjëherë të vepronte prokuroria sepse dihet hapur se ka pasur blerje o shantazh të deputeteve!
Nuk duhet lejuar që shitblerja e deputeteve të shnderrohet ne traditë. Raste te tilla kemi pasur edhe me heret dhe si te tilla jane injoruar nga prokuroria”,(sic) ka shkruar Haxhiu, në një reagim në Facebook. /Telegrafi/