Telegrafi

Haxhiu nënshkruan vendimin për formimin e komisionit për dhënien e provimit të noterisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin me atë të së cilit do të formohet komisioni për dhënien e provimit të noterisë.

Kështu ka bërë të ditur vetë ministrja në një postim në Facebook, ku ka shkruar se shumë shpejt do të organizohet provimi për noterinë.

“Sapo nënshkrova Vendimin me anë të së cilit formohet Komisioni për Dhënien e Provimit të Noterisë.

Shumë shpejt do të organizohet Provimi për Noterinë i cili ka për qëllim rritjen e transparencës dhe cilësisë.

Problemi me mungesën e noterëve në komuna, do të zgjidhet shumë shpejt”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/