Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj në vend se të shkojë në seancën e jashtëzakonshme ku po flitet për programin qeverisës po sillet nëpër zyrat e Kuvendit.
” Në vend se të vijë në seancë ku po diskutohet programi qeverisës, kryeministri i ri paska vendosur të sillet në zyrat e Kuvendit.E ftojmë të jetë i pranishëm në seancë!”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Klan Kosova