Telegrafi

Haxhiu në takim me Reynders, zotohet se vettingun do ta bëjë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar me Komisionerin për Drejtësi të Bashkimit Evropian, Didier Reynders, me të cilin ka biseduar për vettingun.

Sipas njoftimit të ministrisë, Haxhiu është zotuar për zhvillimin e kësaj reforme në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Në takimin e mbajtur sot me Komisionerin për Drejtësi z. Didier Reynders, Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu e njoftoi Komsionerin për veprimet e fundit lidhur me reformën në drejtësi në Republikën e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në komunikatën për media.

Në kuadër të kësaj, Komsioneri thuhet se është njoftuar për zhvillimet në procesin e vettingut, përfshirë dorëzimin e dosjes së vettingut në Kuvend, takimet bashkërenduese me akterët relevantë, qoftë ata politikë, gjithashtu përfaqësuesit e organeve të drejtësisë dhe hapat e mëtejmë në këtë reformë. /Telegrafi/