Site icon Telegrafi

Haxhiu: Në 10 ditët e fundit zero vaksinime, 431 vdekje gjatë qeverisjes së Kurtit

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka adresuar kritika në adresë të qeverisë për menaxhimin e pandemisë në vend.

“Në 10 ditët e fundit janë bëre ZERO vaksinime, derisa për 6 javë të Qeverisë Kurti 2, janë regjistruar 431 raste të vdekjeve nga COVID-19”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Deputeti opozitar ka akuzuar Qeverinë se ka refuzuar të nënshkruaj para kontratën e ofruar nga Pfizer.

“Qeveria nuk ka nënshkruar para kontratën e ofruar nga Pfizer.

Në ofertë që unë ua kam siguruar, MSH për 3 javë as email – kërkesë nuk i kanë dërguar kompanisë qe na ofroi 500 mijë deri 3 milion vaksina Pfizer”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haxhiu thotë se mungesa e vaksinave është rrezikim i drejtpërdrejtë i shëndetit dhe jetës së qytetarëve të Kosovës.

“Derisa çdo ditë raportohet për humbje të jetëve të qytetarëve tonë, Qeveria Kurti 2 bënë sehir”, ka shkruar më tej deputeti i PDK-së./Telegrafi/

Exit mobile version