Site icon Telegrafi

Haxhiu: Ministrat e PDK-së po i kaplon zori i humbjes së pushtetit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se ministrat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ai i Drejtësisë, Abelard Tahiri, si dhe e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, i ka kapluar zori i humbjes së pushtetit.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar po ashtu se Kosova kurrë më nuk duhet të ketë ministra të tillë.

”Abelard Tahiri deklaronte se ‘nuk kemi buxhet për zgjedhje’ ndërsa Dhurata Hoxha paska thënë se ‘nëse hyjmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, zvarritet procesi i liberalizimi i vizave’. I ka kapluar zori i humbjes së pushtetit dhe duket që po e përjetojnë shumë rëndë. Kosova kurrë më nuk duhet të ketë ministra të tillë. #zgjedhje sa më parë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version