Telegrafi

Haxhiu: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka komentuar deklaratën e shumëpërfolur të këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashit për UÇK-në.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare.

“Kauza e popullit shqiptar për çlirim e pavarësi ka qenë e drejtë”.

Lexo po ashtu Gashi: Nuk kam thënë që UÇK-ja ka kryer krime, por individë të saj - keqpërdorues të uniformës

Haxhiu ka theksuar se Gjykata Speciale ka qenë gabim dhe e dëmshme, e cila ka vendosur paralele në mes të Kosovës dhe Serbisë për krimet e luftës.

“Ata që e kanë votuar këtë Gjykatë i kanë bërë dy goditje të mëdha shtetit të Kosovës, duke goditur luftën çlirimtare dhe duke goditur sistemin e brendshëm të drejtësisë në Kosovë”, thotë ajo.

Më tej shprehet se, ‘pushtetet e kaluara asnjëherë s’i kanë trajtuar seriozisht krimet e luftës, i kanë lënë pa kapacitete institucionet e drejtësisë por qeverisja jonë ka zotime të qarta në këtë drejtim.’

“Krimet e luftës nuk mund të vjetërsohen dhe kriminelët do të dalin para drejtësisë”, ka shkruar në fund Haxhiu./Telegrafi/