Ministrja Albulena Haxhiu ka thënë se Kosova ka shënuar rritje në luftimin e krimit të organizuar.
Ajo përmes një shënimi në Fecebook, thotë se për këto përfundime i është referuar raportit të Rrjetit Rajonal për Anti-Korrupsion.
“Rezultatet pozitive lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit po vazhdojnë të pasqyrohen edhe më tej në raporte vendore, rajonale e ndërkombëtare.
Haxhiu ka thënë se Kosovë është i vetmi vend në rajonin e Balkanit perëndimorë, që ka rënie të numrit të rasteve me korrupsion”.
“Së fundmi, sipas Rrjetit Rajonal për Anti-Korrupsion SELDI është raportuar se Republika e Kosovës është i vetmi vend me rënie të rasteve korruptive, ndërkohë që për 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është shënuar rritje e tyre./Telegrafi/