Telegrafi

Haxhiu: Komuna e Dragashit ka mungesë për gjinekolog

Deputetja e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka shprehur shqetësimin e qytetarëve të Komunës së Dragashit të cilët nuk kanë një mjek gjinekolog dhe një police femër në komunën e tyre.

Haxhiu tha se ka marr ankesa kryesisht nga femrat e kësaj komune për mungesën e një mjeku apo mjeke të gjinekologjisë.

“Komuna e Dragashit nuk e ka një mjek të vetëm gjinekolog dhe kërkesa e tyre është që ta kenë një mjek gjinekolog. Kërkesa e tyre është që femrat mos të udhëtojnë disa kilometra, për të kryer shërbimet e tyre. Kërkesa e tyre është që nuk e  kanë një femër police në Komunën e Dragashit”, ka thënë ajo.

Haxhiu po ashtu kërkoi nga Kuvendi i Kosovës që burgu i Dubravës jo vetëm të shpallet muze, por t’i ndërtohet dhe një lapidar aty ku ka ndodhur masakra.

“Jo vetëm të shpallet muze burgu i Dubravës, por të ngritët lapidari ku ka ndodh masakra. Edhe si Komision do t’i dërgojmë të gjitha shkresat tona”, theksoi deputetja Haxhiu. /Telegrafi/