Telegrafi

Haxhiu kërkon aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit dhe të tjerëve për sulmin në Banjskë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për sulmin në Banjskë që ndodhi në shtator të vitit të kaluar.

Haxhiu ka thënë se është shqetësuese që ende nuk ka aktakuzë të ngritur ndaj krye-terroristit Milan Radoiçiq dhe terroristëve të tjerë.

Ajo ka thënë se ky sulm kishte për qëllim aneksimin e veriut të vendit.

“Në vazhdimësi kemi shprehur shqetësimet se pse nuk po ngritët aktakuza për krye-terroristin Milan Radoiçiq. Në 2021 urdhërarresti ishte tërhequr për atë ende nuk kemi përgjigje se përse ka ndodhur kjo. Dihet qëllimi nga Serbia, ai grup është trajnuar dhe financuar nga Serbia. Ne mirëpresim aktakuzën ndaj krye-terroristit dhe të terroristëve tjerë”, tha Haxhiu.

Ajo shtoi se më 24 shtator bëhen një vit nga ky sulm, dhe është e rëndësishme që partnerët tanë t’i bëjnë presion Serbisë që të dorëzojë ata persona. /Telegrafi/