Site icon Telegrafi

Haxhiu me kërkesë zyrtare ndaj Serbisë: Të burgosurit Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula të transferohen në Kosovë

Foto: Arkiv

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu i ka bërë kërkesë zyrtare Serbisë në lidhje me dy qytetarë të Kosovës që po mbahen në burgjet serbe.

Haxhiu ka kërkuar që Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula që po mbahen në burgjet serbe mbi pretendimet për kryere të krimeve gjatë luftës, të transferohen në Kosovë.

“Javën e kaluar kam kërkuar nga Ministrja e Drejtësisë në Serbi që dy qytetarët tanë t’i transferojë në Republikën e Kosovës”.

“Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula mbahen në Serbi mbi pretendimet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile në Kosovë gjatë vitit 1999”.

Haxhiu tha se procesi i deritanishëm ndaj tyre është i përbërë nga shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

“Z.Mehmetaj dhe z.Dula janë qytetarë të Kosovës pra edhe nën mbrojtjen e Republikës. Procesi i deritanishëm ndaj dy qytetarëve të Republikës së Kosovës është i përbërë nga shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, për vite të tëra”.

Lexo po ashtu Dy vjet e gjysmë nga arrestimi, Nezir Mehmetaj vazhdon të mbahet në Serbi nën akuza për krime lufte

Ministrja e Drejtësisë ka deklaruar se pretendimet ndaj këtyre dy të burgosurve duhet trajtuar nga organet e Kosovës.

“Çdo akuzë ndaj tyre për krimet e pretenduara, duhet trajtuar nga organet e drejtësisë në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar tutje Haxhiu.

Ndryshe Nezir Mehmetaj, i arrestuar më 3 janar të vitit 2020 në Merdar, po vazhdon të qëndrojë në paraburgim në Serbi.

Nezir Mehmetaj është i akuzuar për pjesëmarrje në krime lufte kundër civilëve në fshatin Rudicë në komunën e Klinës në qershor dhe korrik 1999. Ai akuzohet nga Serbia për përfshirje në vrasjen e shtatë personave dhe djegien dhe plaçkitjen e shtëpive në Rudicë si anëtar i UÇK-së.

Derisa Gjykata e Lartë e Beogradit e dënoi anëtarin e dyshuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së luftës, Petrit Dula, me dy vjet burg për pjesëmarrje në rrahjen e një civili në Kosovë në vitin 1999.

Gjyqtarja Snezana Nikoliq Garotiq në nëntor të vitit 2022 i tha Gjykatës së Lartë të Beogradit të martën se Petrit Dula u shpall fajtor për kryerjen e një krimi lufte, sulm ndaj një civili në një fshat afër qytetit të Gjakovës në Kosovë në qershor 1999.

Sipas aktakuzës, në gjysmën e dytë të qershorit 1999, pjesëtari i supozuar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dula, së bashku me disa persona të paidentifikuar, kapën me forcë civilin Gazmend Kryeziu nga një shtëpi në një fshat afër qytetit të Gjakovës në Kosovë.
E kanë çuar në shtëpinë e Dulës, ku Dula e ka keqtrajtuar në mënyrë çnjerëzore civilin, e ka dhunuar fizikisht dhe e ka plagosur.

Aktakuza pretendonte se Dula e goditi Kryeziun me shkop bejsbolli, i hodhi një shishe dhe e goditi sipër veshit të majtë me një shishe të plotë, ndërsa ai ishte ulur në një karrige me duar të lidhura, ndërsa pjesëtarët e tjerë të UÇK-së e goditën me kondakë pushke dhe e goditi me grushte dhe shkelma./Telegrafi/

Exit mobile version