Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është e gatshme të jap dorëheqje nëse vërtetohet se ka pasur përgjegjësi në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë në rastin e vrasjes së shtatzënës 35-vjeçare në QKUK.
“Sa më përket mua, vetëm adresojeni se ku është përgjegjësia e drejtpërdrejt e ministres së Drejtësisë apo e tërthortë në këtë drejtim, dhe unë në jam në gjendje të jap dorëheqje”, tha ajo.
Haxhiu në një intervistë në Tëvë1 tha se janë duke punuar maksimalisht që ta luftojnë dukurinë e vrasjes së grave.
Ajo ka thënë se kjo është një betejë e rëndë, por që nuk do të ndalen.
“Ministria ka adresuar i ka adresuar të gjitha kompetencat që ka dhe jam duke u përpjekur maksimalisht çdo ditë që të punojmë në këtë drejtim në mënyrë që ta luftojmë femicidin. Duket që është një përpjekje jashtëzakonisht e vështirë, mirëpo jam e bindur që kjo sfidë nuk do të na mund të ndal”, ka thënë Haxhiu.
Pas vrasjes së 35-vjeçares deputetë nga opozita kanë kërkuar dorëheqjen e Haxhiut.