Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili deklaroi se synon që ti fitojë zgjedhjet por që nuk kanë vija të kuqe për askënd pas zgjedhjeve.
Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të ftosh protestë për dorëheqjen e regjimit autoritar dhe në anën tjetër të thuash se “nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti politike”, përveç që është hipokrizi është edhe mashtrim për qytetarët, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Të ftosh protestë për dorëheqjen e regjimit autoritar dhe në anën tjetër të thuash se “nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti politike”, përveç që është hipokrizi është edhe mashtrim për qytetarët.
Kosova nuk ka nevojë vetëm për ndryshim fytyrash por mbi të gjitha për ndryshim të mendësisë politike. Kosova ka nevojë për forcim të shtetit e dobësim të pushtetit. Ne kemi nevojë për shtet të qytetarëve dhe jo të pushtetarëve.