Site icon Telegrafi

Haxhiu: Heshtja e kryeministrit për persekutimin e deputeteve, e gërditshme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, e cila akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, thotë se hedhja e gazit në Kuvend ka qenë veprim që është ndërmarrë bashkë me opozitën e asaj kohe, AAK-në dhe NISMA-n.

Haxhiu ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj se po frikësohet  nga humbja e karriges, pasi sipas saj Haradinaj po hesht ndaj këtyre fletë-arresteve që dikur reagonte.

Lexoni të plotë postimin e Haxhiut në Facebook:

“Veprimet e gazit lotsjellës ne Kuvendin e Republikës kanë qenë veprime politike dhe në atë kohë i kemi ndërmarrë bashkë me opozitën e asaj kohe, AAK dhe Nismën. Falë atyre veprimeve, ne kemi arritur ta ndalojmë bosnjëzimin e Kosovës dhe faljen e territorit!

Në atë kohë, kur gjykatat e kapura lëshonin fletë-arreste dhe bënin përndjekje politike, kundër kësaj reagonte edhe Ramush Haradinaj por edhe Fatmir Limaj!

Sot, nga frika e humbjes se karriges, kryeministri aktual Ramush Haradinaj, nuk flet për persekutimin e deputeteve! O sa e turpshme dhe e gërditshme!”. /Telegrafi/

Exit mobile version