Site icon Telegrafi

Haxhiu: Haradinaj nuk është kryeministër dhe as nuk ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë në dorëheqje e cila përfundoi me një kërkesë të kryeministrit në dorëheqje për ndihmë Gjykatës Kushtetuese.

Haxhiu përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Ramush Haradinaj nuk po e kupton që më nuk është kryeministër dhe duhet të largohet nga kryeministria, ai dhe ish ministrat e tij.

Ajo po ashtu tha se Haradinaj nuk ka të drejtë sipas nenit 113 të Kushtetutës së Kosovës, t’i drejtohet kësaj gjykate.

“Haradinaj si duket nuk po e kupton që më nuk është kryeministër dhe duhet të largohet nga kryeministria, ai por edhe ish ministrat e tij.

Sot, tha që do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta pyetur se çfarë vendimesh ka të drejtë të marr.

Ky nuk po e kupton ose nuk po do ta kuptoj që nuk është kryeministër dhe as nuk ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, le ta sheh nenin 113 të Kushtetutës i cili specifikon jurisdiksionin dhe palët e autorizuara pranë GJK.

Zgjedhje të jashtëzakonshme sa më parë!


Si erdhi, filloi me skandale dhe e përfundoi mandatin me skandale!”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/

Exit mobile version