Site icon Telegrafi

Haxhiu “godet” Kadaj-Bujupin: Sa ishit në AAK ju kërkonit të bënim koalicion me PDK-në

Deputetja nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu ka reaguar ndaj ish-pjesëtares së AAK-së tashmë deputetes së VV-së, Donika Kadaj- Bujupit.

Kadaj- Bujupi sot në një konferencë për media akuzoi AAK-në se po bënë marrëveshje fshehtas me PDK-në.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk po mund ta kuptojë Donikën e cila paska filluar të zbrazë vrer mbi djepin ku u rrit dhe u avancua , madje duke qenë e privilegjuar si askush tjetër në AAK.

“Është vërtetë për keqardhje reagimi i saj, për shumë arsye, por mbi të gjitha për faktin se ajo i njeh mirë qëndrimet e AAK-se sidomos për sa u përket marrëveshjeve të fshehta siç thotë ajo. Pra, sa për koalicionin e fshehtë mos u merakos . Ka vite që jemi nën ketë presion nga të gjitha qarqet por ne kemi qenë të vendosur në këtë drejtim”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë:

Përnjëmend nuk po mundem asesi të kuptoj kolegen time deputete , Doniken ! I paska rregulluar te gjitha punet tjera me kundershtaret politikë dhe paska filluar të zbrazë vrerë mbi djepin ku u rrit dhe u avansua , madje duke qenë e priviligjuar si askush tjetër në AAK. Eshtë vërtetē për keqardhje reagimi i saj, për shumë arsye, por mbi të gjitha për faktin se ajo i njeh mirë qëndrimet e AAKse sidomos për sa u përket marrëveshjeve të fshehta sic thotë ajo. Pra, sa për kolalicionin e fshehtë mos u merakos . Ka vite që jemi nën ketë presion nga të gjitha qarqet por ne kemi qenë të vendosur në këtë drejtim. Madje ju personalisht shume here jeni deklaruar publikisht sa keni qenë pjesë e AAKse. Mos luaj me fjalët dhe mendimet tua , koha mban mend të gjitha, ajo nuk harron .Shumë keq për të dhe sjelljen e saj të papërgjegjëshme nê raport me ish subjektin nga u largua. Pra e kaluara na ndjek hap pas hapi , në këtë rast sa për të na përkujtuar se ju madje keni qenë më e zëshmja për të lidhur koalicion me kete nomenklaturë. si deputete dhe si AAK jemi të vendosur që në Kosovë të ketë drejtësi për të gjithë pa asnjë përjashtim.

Exit mobile version