Site icon Telegrafi

Haxhiu flet me ambasadoren e Kroacisë për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë gjatë këtij mandati

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë të mërkurës është takuar me Ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barišić ku kanë biseduar për prioritetet e ministres gjatë mandatit të saj.

Haxhiu falënderoi ambasadoren kroate për bashkëpunimin e deritashëm, duke e vlerësuar si njërin ndër partnerët më të rëndësishëm për Kosovën.

Gjatë diskutimit Haxhiu ka njoftuar ambasadoren Barišić me prioritetet të cilat synon t’i realizoj gjatë mandatit të saj.

Haxhiu tha se prioritet gjatë mandatit do t’i ketë reformën në drejtësi dhe zbatimin e saj, sundimit e rendit dhe ligjit si dhe luftimin e krimit të organizuar.

Barišić ka falënderuar Haxhiun për gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar në çështje të caktuara, veçanërisht në bashkërendimin e aktiviteteve me qëllim të fuqizimit të sundimit të ligjit, duke theksuar se Kroacia mbetet e përkushtuar në thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version