Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kritikuar rregullat për fillimin e vitit të ri shkollor.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në njërën nga këto rregulla thuhet se prindërit janë të obliguar të sigurojnë maskën për fëmijët e tyre.
“A kanë menduar institucionet për prindërit që nuk i kanë mundësitë të blejnë maskat mbrojtëse për fëmijët e tyre sidomos duke pasur parasysh që orari mësimor është nga e hëna në të premte! Ka prindër që kanë më shumë se 1 fëmijë dhe kjo do të jetë e papërballueshme për shumë familje. Si është e mundur që edhe në rrethana të pandemisë, Qeveria të mos mendojë për mbrojtjen e fëmijëve dhe kujdesin për ta?”, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë:
Gjatë kësaj jave prindërve i janë shpërndarë rregullat e fillimit të vitit të ri shkollor në kushte pandemie.
Në njërën nga këto rregulla thuhet:
“Prindërit janë të obliguar të sigurojnë maskën për fëmijët e tyre”!
A kanë menduar institucionet për prindërit që nuk i kanë mundësitë të blejnë maskat mbrojtëse për fëmijët e tyre sidomos duke pasur parasysh që orari mësimor është nga e hëna në të premte!
Ka prindër që kanë më shumë se 1 fëmijë dhe kjo do të jetë e papërballueshme për shumë familje.
Si është e mundur që edhe në rrethana të pandemisë, Qeveria të mos mendojë për mbrojtjen e fëmijëve dhe kujdesin për ta?
Po bëhen 6 muaj prej kur është ndërprerë mësimi fizik dhe padyshim që kjo ka ndikuar tek fëmijët dhe në këto rrethana sa shumë e vlefshme për fëmijët, sidomos ata të mësimit fillor do të ishte që shteti të paktën në fillim t’ia dhuronte një pako me dezinfektues e maskë mbrojtëse shumë përdorimëshe!
Por jo, ata kujdesen veq për veten dhe njerëzit e tyre e përreth tyre! /Telegrafi/