Telegrafi

Haxhiu: Diktatori Thaçi u zgjodh president nën tymin e gazit lotsjellës

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e quajti diktator presidentin e ri Hashim Thaçi, i cili sipas tij u zgjodh president nën tymin gazit lotsjellës, me dhunë ndaj deputetëve të opozitës, me mijëra policë brenda dhe jashtë Kuvendit e me snajper mbi trupat e qytetarëve që protestonin kundër tij.

Ajo tha se sheshi i Prishtinës është uzurpuar, qytetarët sot po përjetojnë terrorin e radhës nga policet që kanë vendosur brigada gjithandej dhe nga patrullat policore nëpër rrugët e qytetit.

“E gjithë kjo po bëhet për t’i kënaq apetitet e sëmura prej diktatori. Një president që zgjedhet dhe inaugurohet në këto rrethana asnjëherë nuk mund të përfaqësoj popullin. Shumë herë, në shumë vende, diktatoreve populli ju ka dhënë përgjigjen e merituar, njësoj do ta ketë dhe diktatori Thaçi!”, tha ajo. /Telegrafi/