Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka fajësuar mazhorancën që sipas saj me çdo kusht po tentojnë ta heshtin vdekjen e dhunshme të Astritit!
Haxhiu përmes një postimi ne Facebook ka theksuar se do të vazhdojnë të këmbëngulin në mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për Astrit Deharin.
Postimi i plotë:
“Sot, në Strasburg u votua amendamenti me të cilin kërkohet hetim i pavarur për vdekjen e dhunshme të Astritit ndërsa deputetët e Kuvendit nga radhët e mazhorancës me çdo kusht po tentojnë ta heshtin vdekjen e dhunshme të Astritit!
Nuk mund që Kuvendi, të veproj në rrethana normale pas vdekjes së dhunshme të një qytetari, aktivisti e të burgosuri politik, në qendrën e paraburgimit të Prizrenit!
Ne do të vazhdojmë të këmbngulim në mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme. Na duhet vetëm edhe një nënshkrim, për tu bërë i mundur ky debat.
Andaj i ftoj deputetët të reflektojnë, të japin shembullin e pëfaqësuesit të popullit dhe të mos i nënshtrohen presionit të Kadri Veselit!”(sic.)./Telegrafi/