Site icon Telegrafi

Haxhiu: Debati për stadiumin nacional, përpjekje për ta zhvendos vëmendjen nga ndarja e “kulaçit” LVV-LDK

Zyrtari i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas debatit se ku duhet të ndërtohet stadiumi kombëtar i Kosovës.

Përmes Facebook-ut ka Haxhiu ka thënë se përpjekja e LDK-së dhe VV-së për të zhvendosur lokacionin e stadiumit kombëtar është shpërfaqje e mospajtimeve që kanë mes vete.

Ai i ka quajtur jugonostalgjike përpjekjet e LDK-së dhe VV-së për të izoluar Drenicën.

Lexo po ashtu Haziri për koalicionin LVV-LDK: Mos keni dert, nuk bëhet fjalë për ndarje të 'kulaçit'

“Nxitja e debateve për këtë çështje vë në pah shpërfaqjen e jugo-nostalgjikëve që ende pa e marrë pushtetin, pa i ndarë detyrat e prioritetet që ua kanë premtuar qytetarëve, u sulën në aksion për diferencim të çdo gjëje drenicase dhe izoluese ndaj Drenicës”, ka shkruar Haxhiu.

Zyrtari i PDK-së ka thënë se tendenca për zhvendosjen e ndërtimit të stadiumit kombëtar të Kosovës do të shkaktojë protesta kundër vendimit të VV-së dhe LDK-së.

“Tentativa me zhvendos Stadiumin Nacional do të shkaktoj protesta te qytetarët dhe për pasojë do të ketë prolongim të projektit. Ky ndoshta është edhe qëllimi I tyre”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Exit mobile version