Site icon Telegrafi

Haxhiu: Bisedimet në dëm të Kosovës, në interes të Serbisë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, tha se duhet t’i rikujtoj kryeministrit, i cili po ndihet shumë komod, se operatorët ilegal kanë vepruar në veri të vendit.

Sipas saj, operatorët në fjalë po shpërblehen për dëmet që i kanë shkaktuar Kosovës.

“Në cilin brez frekuencor do të veprojnë operatorët në fjalë. A është e  vetëdijshme kjo Qeveri, që lejimi këtyre operatorëve po dëmton konkurrencën. Kryeministri Mustafa dhe qeveria e tij do të duhej t’i ndërpresin bisedimet që po shkaktojnë dëm për Kosovën. Ky kabinet i paaftë për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura, ku po i sheh këto rezultate. Këto rezultate nuk po i shohin as qytetarët e as ne”, ka deklaruar Haxhiu.

Sipas saj, qytetarët po shohin vetëm dëmtimin e  buxhetit nga ekipet që po shkojnë në negociata në Bruksel.

“Mjaftë me këto bisedime që janë në dëm të Kosovës dhe në interes të Serbisë”, tha Haxhiu.

Exit mobile version