Telegrafi

Haxhiu: “Aventurat” e Thaçit shqetësuese, po krijon marrëdhënie të re me Serbinë e Rusinë 

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu ka thënë se duhet t’i shqetësojë, siç shprehet ajo aventura e presidentit Hashim Thaçi për zëvendësimin e Gjermanisë me Rusinë.

Këto deklarata Haxhiu i ka bërë pasi presidenti Thaçi ka bërë të ditur se në Paris është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Këtë tendencën që me e zëvendësua Gjermaninë me Rusinë. Neve duhet të na shqetësoj kjo aventurë e Hashim Thaçit. Është skandal çka po bënë ai si president i vendit. Por, këtë ndoshta do të kemi mundësi ta diskutojmë të premten, sepse kjo është e papranueshme çka po bënë ai si president, duke tentuar ta zëvendësoj apo të krijojë marrëdhënie të re me Serbinë dhe Rusinë”, tha ajo.

Foto: Arkiv